Ky është momenti kur një aeroplan sulmues rus Su-25, me vlerë 13 milionë euro, rrëzohet nga trupat ukrainase.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani luftarak i Putinit mund të shihet duke shpërthyer në një top zjarri dhe tym të zi ndërsa bie në tokë pranë fshatit Zaitsevo, afër një skene të madhe beteje në Toretsk, rajoni Donetsk.
Sipas raporteve, piloti u hodh dhe është ‘i gjallë’.
Aeroplani u godit nga një raketë tokë-ajër, konfirmuan ukrainasit.
Kjo vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi një ofensivë të re ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë dhe tha se trupat e Koresë së Veriut po luftonin përkrah forcave ruse atje.
“Në zonat e operacionit Kursk, kanë ndodhur sulme të reja”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të së premtes, duke shtuar: “Rusia ka vendosur edhe një herë ushtarë të Koresë së Veriut së bashku me trupat e saj”.
Sipas Zelenskyt, një ‘numër i konsiderueshëm’ trupash armike u shkatërruan.
Ai nuk dha detaje, por tha se humbjet ishin në qindra. /Telegrafi/