Gjatë festimeve të 100 vjetorit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përveç takimeve të liderëve politikë botërorë kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.
Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100 vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar lufta e parë, ajo shprehet se kjo është fantastike.
Është fantstike, thotë gruaja e moshuar, që t’i jap dorën presidentit të Republikës.
Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Macron, por Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë.