Telegrafi

Momenti kritik kur Ferrari shpërthen papritmas në flakë (Video)

Në Buenos Aires të Argjentinës, dy dashamirë të veturave luksoze, po e regjistronin një Ferrari që po lëvizte ngadalë nëpër rrugë.

Por, ngjarja merr kah tjetër, kur vetura F335 GTS, shpërthen në flakë.

Siç mund të shihet në videon e siguruar nga Mail Online, vetura e kuqe kalon në korienë tjetër, që të mos shkaktonte probleme në trafik, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy shoferë, të cilët i kanë shuar flakët me bombolat për fikjen e zjarrit.

Nuk dihen arsyet e aksidentit që ka ndodhur në kryeqytetin argjentinas, ku drejtuesi dhe shoqëruesi i tij kanë shpëtuar pa lëndime. /Telegrafi/