Jose Mourinho ishte jashtëzakonisht i etur që të sillte Granit Xhakën në Romë verën e kaluar, por transferimi nuk u realizua.
Roma nuk e ka harruar mesfushorin e Arsenalit, pasi do të bëjnë një përpjekje tjetër edhe këtë verë.
Mesfushori shqiptar ishte subjekt i negociatave të gjata midis Giallorossëve dhe Topçinjve verën e kaluar, por klubi italian nuk mundi ta bindte Arsenalin të ulte çmimin e tyre prej 15 milionë euro, pavarësisht faktit se tashmë ishte arritur një marrëveshje me lojtarin.
Xhaka në fund mbeti në Londër, por mbetet një figurë përçarëse mes fansave, pasi ka nga ata që e donë dhe nga ata që nuk e donë shqiptarin.
Sipas Calciomercato.com, Roma ka filluar të planifikojë afatin kalimtar veror dhe Mourinho dëshiron që të sjellë Xhakën në kryeqytetin italian.
Mourinho dëshiron të përfitojë nga marrëdhënia jo e mirë e lojtarit me tifozët pas polemikës së fundit kur ai refuzoi shiritin e kapitenit.
Granit Xhaka turns his nose up at the Arsenal armband ©️🤔 https://t.co/NiGt73wx9C
— DAZN Canada (@DAZN_CA) February 19, 2022
Ka ende kohë për afatin kalimtar veror, por Roma po e ndjek me vëmendje situatën e Xhakës dhe po planifikon një lëvizje verës. /Telegrafi/