Telegrafi

Momenti i befasishëm kur kamerieri rrëzohet me katër pjata në duar, por i mban të gjitha pa u thyer

Një kamerier mbresëlënës arriti t’i mbajë të katër pjatat që mbante pasi ai rrëshqiti dhe ra në dysheme në pamjet mahnitëse.

Jamie Shoebridge, 24-vjeç, ishte duke shërbyer në një tryezë në një restorant në Nottingham kur ai rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë gjatë dërgimit të drekës te klienti.

Në një kamerë sigurie Shoebridge shihet duke ecur nga kuzhina drejt një tryeze me tre pjata në krahun e tij të djathtë dhe një vakt tjetër të mbajtur në dorën e majtë, transmeton Telegrafi.

 

Por ndërsa ai lëviz për t’u kthyer te një qoshe në restorantin kryesor, ai rrëshqet dhe rrëzohet në dysheme.

Ndërsa bie, ai rrëzon edhe një bimë në vazo, por disi arrin të kthejë trupin e tij dhe të shmangë që ndonjëra nga pjatat të bie në tokë.

Ai shpejt e drejton veten dhe ua kalon pjatat kolegëve të tij, përpara se të çohet përsëri në këmbë.

Mbikëqyrësi i restorantit tha se ai i dorëzoi të katër vaktet ashtu siç ishte planifikuar te mysafirët.

“Unë nuk kam asnjë ide se si asnjë pjatat nuk u thyen. Unë jam i impresionuar me veten time. E vetmja gjë që ra nga pjata ishte një sallam dhe disa bizele”, tha kamarieri. /Telegrafi/