Site icon Telegrafi

Momentet më të mira të Frenkie de Jong ndaj Realit tregojnë më së miri se Barça ka nën pronësi lojtarin e së ardhmes

Foto: sportbible.com

Ajaxi fitoi në Santiago Bernabeu me rezultat 1-4 dhe kështu eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Një nga më të mirët në këtë takim ishte Frenkie de Jong, i cili pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi, ai bëri punë të madhe në fushën e blertë.

21-vjeçari ka befasuar të gjithë me qetësinë, teknikën dhe vizonin e tij të lojës, kot nuk e ka blerë Barcelonë javë më parë për 75 milionë euro.

De Jong dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: FC Barcelona)

De Jong ishte lojtari me më së shumti prekje të topit në fushë (75), më së shumti pasime (55), saktësi të pasimeve 89.1 për qind (më së shumti nga lojtarët startues), më së shumti pasime (24) në fushën kundërshtare (i dyti më së shumti), gjashtë rikuperime të topit (i treti më së shumti në fushë).

Paraqitja e tij ‘e heshtur’ pas ndeshjes është analizuar nga shumë ekspert të futbollit dhe ai është cilësuar si trashëgimtar i denjët i Xavit dhe Andres Iniestas.

De Jong iu bashkua ekipit të të rinjve të Ajaxit për një milionë euro nga Willien II në 2015, në janar Barça e bleu për 75 milionë (plus 11 milionë në formë të bonuseve), ndërsa është vështirë të përcaktohet çmimi i tij në rast se dëshiron ta blejë dikush në të ardhmen nga skuadra katalunase.

Përveç që në fushë është fantastik, Frenkie ia del mirë edhe jashtë saj, para ndeshjes ai mori ballinat e mediave me deklaratën: “Barça më kërkoi ta eliminoj Real Madridin nga Liga e Kampionëve“.

E ardhmja e ndritur është e tij, tifozët e Barcelonës mezi po e presin ta shikojnë duke luajtur në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version