Anthony Joshua u desh të boksonte 12 raunde për t’i rikthyer titujt e humbur gjashtë muaj më parë.
Britaniku u përball përsëri me meksikanin Andy Ruiz që i mbante këta tituj para rimeçit të mbrëmshëm.
Joshua në fund fitoi pas 12 raundeve dhe me pikë mposhti Ruizin duke i kthyer trofetë e humbur.
30-vjeçari bëri një ndeshje të madhe pasi luajti shumë mirë taktikisht duke mos iu shmangur shumë herë goditjeve nga meksikani.
Më poshtë mund t’i shihni momentet kyçe të kësaj përballje mes dy boksierëve të peshave të rënda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=63cALgWy_28