Site icon Telegrafi

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Një moment i veçantë është parë dje në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi.

Ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte gati të mbante një fjalim, kryeministri Edi Rama është shprehur se Vuçiç gjithmonë premton se do të flasë shkurt, por e zgjat më shumë se të gjithë.

Por ky koment duket se nuk i pëlqeu aspak presidentit serb. Fraza e tij “do e shohim nëse do të jetë i gjatë apo shkurtër”, ‘u sfidua’ nga kryeministri Edi Rama, i cili i vuri celularin para.

Në një moment Vuçiq shtangu, por më pas nuk nuk e mbajti dot të qeshurën, që u pasua edhe nga salla.

Edi Rama: Zakonisht premton se do flasë shkurt, por gjithmonë e zgjat më shumë se të gjithë.

Aleksandar Vuçiq: Faleminderit, do ta masim nëse do të jetë i gjatë apo i shkurtër.

(Rama i vendos telefonin para)

Vuçiq: (Qesh) Vërtetë duke matur kohën time

“Ishin dy fjalime”, shpjegon Rama në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version