Telegrafi

Moment i veçantë mes Taulantit dhe Grantiti pas ndeshjes që mund tu ketë ikur pa e parë (Video)

Në ndeshjen e djeshme Arsenal-Basel, vëmendja e mediave ndërkombëtare ka qenë e fokusuar edhe në ballafaqimin e dy vëllezërve, Granit dhe Taulant Xhaka.

Arsenali ka arritur të fitojë ndeshjen falë dy golave të Theo Walcott.

Ndeshja ishte e bukur dhe fitues doli Graniti sikurse në kampionatin evropian kur mposhti Shqipërinë me Zvicrën.

Lexo po ashtu Faqja e UEFA nuk harron të përshëndesë vëllezërit Xhaka pas takimit

Para ndeshjes nuk munguan përqafimet, ndërsa pas ndeshjes i kanë ndërruar fanellat e tyre.

Kjo nuk i ka iku regjisë dhe pamjet tashmë po shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/