Telegrafi

Moment kontrovers në finalen e Ligës së Kombeve, por përse Mbappe nuk ishte në pozitë jashtë loje

Kishte një konfuzion mbi golin e Kylian Mbappes që përfundimisht fitoi Ligën e Kombeve për Francën, pasi një lojtar i Spanjës shkatërroi kurthin e tij jashtë loje.

Furia e Kuqe kishte kaluar në avantazh përmes Mikel Oyarzabal dhe super goli i Karim Benzemas e anuloi atë pothuajse menjëherë.

Mbappe më pas pranoi një asistim nga Theo Hernandez dhe mposhti Unai Simon ballëpërballë për atë që doli të ishte goli i fitores.

Lexo po ashtu Trofeu shkon në duart e Gjelave: Franca mposht Spanjën në fundin dramatik të finales së Ligës së Kombeve

Repriza sugjeroi se Mbbape ishte jashtë loje, pasi ai nuk ishte në vi me Eric Garcian.

Sidoqoftë, ishte pikërisht anëtari i Barcelonës që shkatërroi kurthin e tij të pozitës jashtë loje duke kontaktuar me topin, pasi kishte një prekje të vogël.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Spanja 1-2 Franca, shkëlqeu Pogba

Ajo prekje e anuloi9 pozitën jashtë loje dhe do të thotë që Mbappe shënoi një gol të rregullt.

Mediat spanjolle e konsideruan atë një ‘skandal’, por rregullat e lojës thonë se Eric Garcia kishte kontakt me topin.

Sikur ai ta linte kalimin, aksioni do të ishte ndaluar për pozitë jashtë loje.

Ish-gjyqtarët dhe tani ekspertët e televizionit Luca Marelli dhe Tiziano Pieri të dy shpjegojnë se ky është shqiptim i saktë i rregullave, edhe pse atyre mund të mos i “pëlqejë” mënyra sesi interpretohen aktualisht rregulloret. /Telegrafi/