Telegrafi

Moment i hidhur për Xhakën në fitoren e Arsenalit në FA Cup – kishte një zënkë verbale me Rob Holding

Granit Xhaka kishte një moment aspak të mirë në fitoren 1-0 të Arsenali ndaj Leeds United në FA Cup.

Mesfushori shqiptar kishte një zënkë verbale me Rob Holding në momentin që po zhvillohej takimi.

Xhaka e kritikoi anëtarin tjetër të The Gunners që nuk i pasoi topin mirë dhe aty filloi përplasja mes tyre.

U dashtë që të ndërhynin edhe pjesa tjetër e lojtarët të skuadrës londineze që ta qetësonin situatën mes tyre.

Golin e vetëm në takim e shënoi Reiss Nelson në minutën e 55-të, për t’i siguruar kështu Arsenalit kalimin në rrethin tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli. /Telegrafi/