Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur një vajzë ditën e djeshme (e martë), të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Luna Mari.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një imazh në Instagram.
Prezantuesja shqiptare këtë herë solli një fotografi të Luizit duke mbajtur në krah foshnjën e porsalindur.
Ky duket të jetë takimi i parë i tyre, një moment shumë emocionues për artistin shkodran.
Dyshja njëherësh kanë falënderuar të gjithë për urimet që i dërguan me rastin e lindjes së vajzës.
Ata vlen të ceket se nisën lidhjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/