Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka publikuar një reagim, lidhur me deklaratat e u.d të sekretarit organizativ të VV-së, Ismajl Kurteshi i cili ka akuzuar Molliqajn si përçarës në Lëvizje.
Por, ndër të tjera Molliqaj ka përmendur edhe kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes.
Lidhur me këtë kanë reaguar militantë të VV-së, të cilët e kanë pyetur Molliqajn, se “sa është demokratike të mos i lejohet dikujt të kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes”.
Molliqaj është përgjigjur duke thënë secili ka të drejtë të kandidojë dhe dëshmia më e mirë për këtë është kandidimi i Albinit.
Por, Molliqaj ka theksuar se shqetësimi kryesor që i preokupon brenda Vetëvendosjes është “vendosja e individit para organizatës dhe konceptit”, gjë që lë të nënkuptojë se janë pikërisht, grupi tjetër i Kurtit ata që i kanë thyer parimet, sipas Molliqajt.
Komenti i Molliqajt në Facebook
“ Për 12 vite, në Lëvizje e kemi pasur këtë renditje sipas rëndësisë:
1. Koncepti-Programi i Lëvizjes,
2. Organizata,
3. Drejtuesi i Lëvizjes.
Fatkeqësisht pas 12 vitesh kjo renditje u përmbys. Tash individi është në radhë të parë, e pastaj vjen organizata e koncepti”, ka shkruar Molliqaj./Telegrafi/