Site icon Telegrafi

Molliqaj flet për arrestimin e tij: Polici më tha “nuk kemi dokument për arrestim, por hajde se je i arrestuar”

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës /Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili është liruar sonte nga mbajtja në arrest, ka treguar se çfarë u kërkoi policëve të cilët e arrestuan.

Ai tha se ai u arrestua pa fletë-arrest.

“Ky është arrestim i policisë me maska me njësite të intervenimit të shpejtë”, tha Molliqaj në T7.

“Unë kam qenë i bindur se ai arrestim është i paligjshëm duke e njohur mjaftueshëm procedurën e Kodit Penal për këtë çështje”, tha Molliqaj.

Lexo po ashtu Nuk ka paraburgim për Molliqajn, urdhërohet të paraqitet në stacion policor

“Sapo kam zbritur nga vetura, unë kam thënë a keni dokument që po më arrestoni. Me një moment policia është ndal pas disa sekondash, nuk e di sa, ndoshta 30, policia më ka thënë se ‘nuk kemi dokument për arrestim”,por hajde se je i arrestuar. Ajo ka qenë kërkesa ime kryesore”, tha ai.

“E njëjta ka ndodhur edhe kur më kan dërguar në stacionin policor. U kam thënë para se me filluar çdo lloj hetimi, ju lutem më paraqitni dokumentin mbi të cilin më keni arrestuar. Policët më kanë thënë se nuk kemi dokument dhe ka filluar një panik i policisë brenda”, tha Molliqaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka Molliqajt masën e sigurisë, paraqitje në stacion policor.

Exit mobile version