Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar pas shpalljes fajtorë të katër deputetëve të kësaj lëvizje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Molliqaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd.
Postimi i plotë:
Dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd.
Është i padrejtë sepse këta deputetë e mbrojtën Republikën pikërisht kur ajo rrezikohej përmes Zajednicës dhe Demarkacionit.
Ndërsa, është absurd sepse vet Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Zajednica bie ndesh me dhjetëra nene të Kushtetutës sonë. Në anën tjetër, komisioni i ri shtetëror vërtetoi se marrëveshja për Demarkacionin ishte gabim.
Në vendin tonë sot po arrestohen e dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë i shohim nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë.
Por kjo duhet dhe do të ndërroj shpejtë. Sepse Kosova duhet të zhvillohet e të ecë përpara pa krim e korrupsion. /Telegrafi/