Telegrafi

Moises Caicedo pranon se biseda me yllin e Chelseat bëri që ai të refuzojë ofertën e Liverpoolit

Moises Caicedo zbuloi në një interviste se një telefonatë e minutës së fundit që e pati me yllin e Chelseat, e bindi atë të refuzonte Liverpoolin për Chelsean.

Liverpool paraqiti një ofertë rekord prej 111 milionë eurosh në drejtim të Brightnoit e cila ishte refuzuar në gusht, pasi në atë kohë thuhej se ekuadoriani ishte i hapur për një lëvizje në “Anfield”.

Liverpooli madje kishte caktuar një datë për të kryer testet mjekësore.

Megjithatë, Caicedo këmbënguli se donte të bashkohej me Chelsean , të cilët kishin dërguar disa oferta për mesfushorin por të gjitha kishin marrë përgjigje negative.

Lexo po ashtu Jo vetëm që nuk iu bashkua Arsenalit, Mudryk tani tenton edhe shënjestrën e Gunners ta marrë te Chelsea

Sidoqoftë, “Blutë e Londrës” paraqitën një ofertë të re me vlerë deri në 115 milionë euro, duke i dhënë fund sagës së transferimit të Caicedos.

Caicedo zbuloi se si një telefonatë nga Fernandez, i cili vetë përfundoi një transferim prej 106 milionë eurosh te Chelsea në janar, e ndihmoi atë të transferohej në “Stamford Bridge”.

“Ishte një bisedë e bukur. Dua të them, fakti që një kampion bote po të telefononte ty, një nga mesfushorët më të mirë në botë. Marrja e asaj telefonate ishte shumë e këndshme dhe ai më bindi të vij këtu”, ka thënë Caicedo për Sky Sports.

Fernandes, i cili ishte ulur përkrah Caicedos në intervistë, zbuloi se ishte mjaft i kënaqur që kishte bindur partnerin e tij të refuzonte Liverpoolin.

Lexo po ashtu “Ai duhej të shënonte gjashtë gola ndaj Spurs”, Pochettino me kritika në drejtim të yllit të skuadrës

“I telefonova dhe i thashë se duhej të pranonte dhe të vinte sepse Chelsea është një klub i madh dhe ambicioz”.

“Unë duhet të falënderoj Zotin që më dha mundësinë të luaj përkrah tij në Chelsea, sepse ne të gjithë e njohim lojtarin e madh që ai është, por ai është gjithashtu një person fantastik, kështu që jam mirënjohës që zgjodhi Chelsean”, kishte deklaruar Enzo./Telegrafi/