Site icon Telegrafi

Moise Kean shpreson të mbetet te PSG

(Foto: Instagram/moise_kean)

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Moise Kean, e shënoi golin e 13-të sezonal në Ligue 1 dhe deklaroi se shpreson të mbetet në kryeqytetin francez.

21-vjeçari ishte huazuar te PSG nga Evertoni në fillim të sezonit dhe gjatë edicionin 2020/2021 ka bërë 40 paraqitje në të gjitha garat.

E ardhmja e italianit është e paqartë, pasi është lidhur me një kthim te Juventusi apo shkuarje te klubi që e pronëson në Ligën Premier (ku ka kontratë deri në vitin 2024).

Sidoqoftë, pas fitores ndaj Stade Reims në Parc des Princes, Kean deklaroi se dëshiron të mbetet te kampioni francez.

“I lumtur që shënova në ndeshjen e fundit në Parc des Princes. Shpresoj t’ju shoh në sezonin e ardhshëm!”, ka shkruar ai në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version