Moise Kean po kalon një formë sensacionale në javët e fundit. Pas dy golave të shënuar me përfaqësuesen e Italisë, talenti 19 vjeçar e shënoi golin e fitores për Juventusin në ndeshjen kundër Empolit.
Ai është bërë lojtari i dytë më i ri që nga Mario Balotelli (i cili i ka pasur 18 vjet e 242 ditë) që shënon tetë gola në Serie A.
Moise Kean in 2019 for Juventus:
2 Starts
182 Minutes
4 GoalsREMEMBER THE NAME!pic.twitter.com/36nSq7eK7r
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) March 30, 2019
Ndërsa pas fitores që u solli Bianconerëve, Kean deklaroi se një ditë shpreson të arrijë nivelet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
“Jam shumë i kënaqur për arritjen e një tjetër rekordi. Siç kam thënë, jam gjithmonë i gatshëm që të thyejë disa rekorde të tjera”, ka theksuar për Sky Sport Italia, lojtari i cili në arritjen e këtij rekordi është 19 vjeç e 31 ditë.
“Natyrisht se nuk jam Cristiano ose Messi. Shpresoj që një ditë të arrij nivelet e tyre, nëse angazhohem sa duhet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/