Site icon Telegrafi

Moise Kean e kishte refuzuar vite më parë Manchester Unitedin

Moise Kean (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i talentuar italian, Moise Kean është pranë transferimit tek skuadra angleze Everton.

Everton ka pranuar t’i paguajë Juventusit 30 milionë funte për transferimin e 19-vjeçarit.

Kean llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj italian dhe pritet të shkëlqejë në Everton.

Por lojtari disa vite më parë ka pasur një mundësi të transferohej në Angli, ku e kërkonte Manchester United.

Ka qenë babai i lojtarit që e ka ndaluar transferimin e tij në Old Traford pesë vite më parë.

Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Unë e ndërpreva transferimin e Moise në atë kohë edhe pse nëna e tij donte ta dërgonte atë te United”.

“I thash jo transferimit te Unitedi pasi dëshiroja që ai të qëndronte në Juventus dhe të mësonte. Nuk ishte ende i pjekur sa duhet për tu larguar nga Italia”.

“Për ta dërguar një djalë të ri të moshës 14-15 vjeç nuk isha i bindur”, u shpreh babai i Moise Kean.

Reprezentuesi italian pati një edicion shumë të mirë te Juventusi, ku realizoi shtatë gola dhe bëri një asistim në 17 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version