Telegrafi

Mohamed Salah nuk do të largohet nga Liverpooli

Emri i Mohamed Salah ka qenë më i komentuari në muajin e fundit, pas një oferte marramendëse nga Arabia Saudite.

Afati kalimtar në këtë vend mbetet i hapur edhe sot me Salah që flitej se do të pranonte ofertën.

Por gazetari Fabrizio Romano shkruan se Mo Salah nuk do të largohet nga Liverpooli.

“Mo Salah nuk do të bashkohet me Al Ittihad në Arabinë Saudite ku do të mbyllet afati kalimtar”.

“Liverpooli e shes si të paprekshëm yllin e tyre edhe përkundër ofertës së madhe javën që shkoi. Sauditët mund të kthehen në vitin 2024 për Salahun”, shkruan Romano.

Lexo po ashtu Al Ittihad merr vendimin përfundimtar për Salah me afrimin e mbylljes së afatit të transferimeve në Arabinë Saudite

Në këtë afat kalimtar Superligës së Arabisë Saudite iu shtuan yje si Karim Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Riyad Mahrez e shumë të tjerë. /Telegrafi/