Site icon Telegrafi

Mogherini: Zgjedhjet presidenciale të lira dhe demokratike duhet të jenë prioritet i qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev vizitën e tij të sotme në Bruksel e filloi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zaev në takim ka shprehur falënderimet e tij për zhvillimin e Këshillit për stabilizim dhe asocim në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Pjesëmarrësit në takimin e sotëm në Bruksel u dakorduan se zbatimi i zgjedhjeve presidenciale të drejta, demokratike dhe të lira janë kyç dhe prioritet i Qeverisë. Në takim, gjithashtu u theksua se të gjithë presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në takim morën pjesë edhe zv. kryeministri Bujar Osmani, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska./Telegrafi/

Exit mobile version