Telegrafi

Mogherini: Uashingtoni të mos ndërhyjë në politikën e BE-së

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini paralajmëroi sot administratën e Presidentit Donald Trump kundër çdo ndërhyrje në politikën e BE-së, në veçanti pas fjalëve përgëzuese të Presidentit amerikan për Brexit.

“Ne nuk ndërhyjmë në politikën e SHBA-ve, edhe evropianët besojnë mbi faktin që Amerika të mos ndërhyjë në politikën evropiane”, pohoi Mogherini, e cila zhvilloi vizitën e saj të parë në Uashington që prej ardhjes së administratës së Presidentit Trump.