Site icon Telegrafi

Mogherini në Athinë për kontestin e emrit të Maqedonisë

Turqia, Qipra dhe kontesti për emrin e Maqedonisë, ishin çështjet kryesor për të cilët dje në Athinë ka biseduar përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të jashtme dhe politikë sigurie, Federica Mogherini me kryeministrin Alexis Tsipras dhe ministrin e MPJ-së greke Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit me Kotzias, Mogherini ka theksuar rëndësinë e Ballkanit dhe ka theksuar se rajoni do të jetë prioritet i BE-së.

Ajo ka shprehur qëndrimin se muajt në vijim do të ketë më shumë mundësi që të bëhet përparim në bisedimet në mes Athinës dhe Shkupit për kontestin rreth emrit, njofton AIM.

Nga ana tjetër, Kotzias ka përsëritur qëndrimin se Athina e mbështet qëllimin e Shkupit për hyrje në BE, pasi të zgjidhet çështja e emrit. /Telegrafi/

Exit mobile version