Sipas Sky Sport Italia, Luka Modric dhe agjentët e tij përsëri do t’i kërkojnë Real Madridit që ta lënë të lirë lojtarin të kalojë te Interi.
Kroati nuk luajti nga minuta e parë në humbjen prej 4-2 në Superkupën e Evropës, kundër Atletico Madridit e zhvilluar në Talin, që u vendos në kohën shtesë.
Kjo humbje e rëndë, por edhe lënia në stol, mund t’i shërbejë lojtarit si motivim i i ri për sfida të reja.
Real Madridin ka vazhduar të kërkojë një zëvendësim të ri.
Synimi i tyre është Christian Eriksen, por Tottenham Hotspur po kërkojnë 200 milionë euro.
Por te Real Madridi besojnë ndryshe. Drejtori i Los Blancos, Emilio Butragueno, thotë se nuk ka asnjë çështje Modric.
“Nuk ka asnjë çështje Modric. Ai është i lumtur të vazhdojë me ne”, ka thënë Butragueno.
Por ky versioni është i pabesueshëm për mediat italiane që vazhdojnë të shkruajnë për një kalim të lojtarit në Itali. /Telegrafi/