Site icon Telegrafi

Modric: Do ta ngushëlloj Rakiticin pas El Clasicos

Luka Modric shpreson se do ta ngushëllojë bashkëkombasin e tij rival, Ivan Rakitic, pas El Clasicos të së dielës.

Real Madridi e pret Barcelonën në duelin vendimtar për titull ku dy kroatët do të jenë përballë kokë më kokë në mesfushë për skuadrat respektive.

Modric të vetmin titull që nuk e ka fituar me Realin është La Liga dhe mendon se tash është koha për ta bërë këtë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth El Clasicos

“Unë nuk kam folur me Rakiticin, ne të gjithë po përgatitemi për ndeshjen në qetësi”.

“Ne do të përqafemi dhe do të flasim pas ndeshjes, shpresoj se do ta ngushëlloj”.

“Ne kurrë nuk marrim bileta sa duhet për El Clasico, të gjithë duan ta shikojnë këtë ndeshje”.

“Titulli në La Liga është i vetmi që nuk e kam me Realin dhe besoj se koha ka ardhur ta bëj këtë”, deklaroi Modric para ndeshjes.

Zidane ka regjistruar një fitore dhe një barazim në dy El Clasicot e tij si boss i Real Madridit.

/Telegrafi/

Exit mobile version