Luka Modric ka folur hapur duke thënë se Cristiano Ronaldo dhe golat e tij i mungojnë në këtë sezon Real Madridit.
Ronaldo u largua në verë në drejtim të Juventusit dhe ky largim ka ndikuar shumë te Mbretërit, pasi kanë 26 gola më pak se tani në këtë kohë.
Këtë largim e ndjen edhe ylli kroat, Modric, i cili ka folur për mungesën e portugezit te Reali.
“Cristiano është një lojtar që çdo ekipi do t’i mungonte. Kërkimi për një zëvendësues të tij është pothuajse i pamundur”, ka thënë fillimisht Modric.
“Sigurisht që ne e ndjejmë mungesën e tij, duke pasur parasysh gjithçka që ai bëri për klubin. Ajo që klubi u përpoq të bënte ishte ndarja e barrës midis lojtarëve dhe kjo nuk është e lehtë”.
“Cristiano shënoi 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë tjetër që mund ta bëjë këtë”.
“Disa duhej të bënin një hap përpara, jo për t’i shënuar 50 gola, por të paktën 15-20, ose edhe dhjetë gola. Kjo është ajo që na mungon”.
“Kjo është arsyeja pse mendoj se shënimi është problemi ynë më i madh këtë sezon”.
“Për shembull, në ndeshjen e Copa del Rey kundër Barcelonës kemi krijuar shumë shanse, por një rival me cilësinë e tyre të ndëshkon”.
“Cristiano nuk është këtu, kështu që nuk mund të ankohemi për dhjetë vitet e ardhshme që nuk e kemi atë”, përfundoi kroati. /Telegrafi/