Site icon Telegrafi

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Luka Modric po fiton gjithnjë e më shumë besimin e Carlo Ancelotti te Real Madridi dhe të gjithë tifozët e klubit mbretëror janë në pritje të lajmit nëse magjistari kroat do të qëndrojë në kryeqytetin e Spanjës, edhe pse në fillim të sezonit ata tashmë dëshironin ta shihnin atë duke u larguar.

Në fillim të sezonit, 38-vjeçari Modric nuk kishte shumë kohë për të luajtur dhe roli i tij në Real Madrid ishte sporadik.

Megjithatë, ndërsa sezoni po i afrohet fundit dhe me ndeshjet gjithnjë e më të rëndësishme që vijnë, Modric luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadër, dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë – që Luka do të vazhdojë kontratën e tij edhe për një sezon tjetër, edhe pse as ai dhe as klubi nuk japin asnjë informacion në lidhje me vazhdimin e mundshëm të bashkëpunimit të tyre.

Lexo po ashtu Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Megjithatë, edhe nëse Real Madridi nuk i ofron kontratë të re, Modric tashmë e ka gati “planin B”.

Dinamo Zagreb, Inter Miami, Celje dhe klubet saudite kanë shprehur tashmë interesimin e tyre për Modric, por ai dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo do t’i ofrohet në rast të largimit nga Los Blancos.

Lexo po ashtu Klubet saudite ndajnë buxhet prej mbi dy miliardë eurosh për nënshkrimet e verës, shumë yje në listën e dëshirave

Mediumi italian TuttoMercato pretendon se Juventusi është i interesuar të sjellë Modric dhe do t’i ofrojë kontratë në rast se ai largohet nga Reali Madridi në verë.

Juventusi është i njohur për faktin se i do lojtarët me përvojë dhe nuk heq dorë nga ata aq lehtë, kështu që Modric me siguri do të merrte kohën e duhur të lojës dhe mundësinë për të luajtur për një tjetër gjigant evropian në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version