Site icon Telegrafi

Modric ka marrëveshje të ngjashme me atë të Ronaldos që e lejon largimin e tij nga Reali

Luka Modric (Foto: Getty Images)

La Gazetta dello Sport raporton se Luka Modric ka bërë marrëveshje me Florentino Perezin në të kaluarën, e cila ia mundëson largimin nga Los Blancos.

Spekulimet për transferimin e kroatit te Interi janë duke u intensifikuar, ndërkohë që gazetat zbulojnë detaje të reja në lidhje me mesfushorin e klubit spanjoll.

(Fotomontazh: Twitter/NetBet)

Gazeta italiane, La Gazzetta dello Sport, bën të ditur se 32-vjeçari ka marrëveshje verbale me presidentin e Realit, të ngjashme me atë që ka pasur Cristiano Ronaldo (e cila ishte vendimtare për largimin e portugezit drejt Juventusit).

Lexo po ashtu Lajmet për Modric

Modric ka një klauzolë prej 750 milionë eurosh për prishjen e kontratës, mirëpo në bazë të marrëveshjes që e ka me Perez, Mbretërit do të heqin dorë nga klauzola në rast se vet futbollisti e kërkon largimin.

Kjo marrëveshje është arritur kohë më parë, ndërsa një prej kushteve ka qenë titulli i 13-të në Ligën e Kampionëve (gjë që Reali e ka arritur në maj të këtij viti).

Luka Modric (Foto: Getty Images))

Modric do të kthehet në fushën stërvitore Valdebebas ditën e diel, ndërkohë që Perez do të qëndrojë në SHBA deri të mërkurën.

Prandaj, një takim ballë për ballë mes dyshes pritet të ndodhë në javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version