Telegrafi

Modric-Inter ende nuk ka përfunduar, zikaltrit vazhdojnë të ëndërrojnë

Foto: I Love Calcio/Facebook

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, vazhdon të jetë i hapur për kalimin te Interi, por koha po mbaron pasi të premten (17 gusht) përfundon afati kalimtar në Serie A.

Ashtu siç e kishte thënë edhe trajneri Luciano Spalletti ditë më parë, dëshira e lojtarit është klubi italian, por Los Blancos kanë bllokuar largimin.

32-vjeçari është ftuar nga Julen Lopetegui për Superkupën e Evropës dhe kjo vetëm sa shtoi zërat për një qëndrim të mundshëm.

Luka Modric gjatë ndeshjes mes Milanit dhe Realit për trofeun Santiago Bernabeu (Foto: Getty Images)

Por, sipas Sky Italia kjo nuk ka ndryshuar dëshirën e lojtari, ai dëshiron vetëm Interin, ndërsa agjenti i tij Vlado Lemic është duke punuar intensivisht që ky transferim të ndodh.

Ylli kroat tashmë ia ka bërë të qartë dëshirën presidentit Florentino Perez, por edhe faktin se ai nuk do të shkaktojë ndonjë problem në skuadër nëse nuk pranohet kërkesa e tij.

Lexo po ashtu Skuadrat evropiane do të dridheshin nga frika, formacioni i mundshëm i Interit nëse vjen Modric

Klubi me bazë në Milano ka ofruar 50 milionë euro, por as kjo ofertë nuk është pranuar.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, nuk është parë në media në ditët e fundit dhe menjëherë janë ngritur zëra sa ai është i zënë duke punuar me kalimin e Modric te Interit.

Lojtari ende nuk ka folur rreth kësaj situate, por kanë mbetur edhe pak ditë që e gjitha kjo histori të përfundojë, kështu që keni durim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vJKomFLGjsU