Telegrafi

Modric: I gatshëm për derbi

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është rikthyer në kryeqytetin spanjoll pas grumbullimit të tij me kombëtaren e Kroacisë dhe ka garantuar se do të jetë 100% gati për derbin kundër Atletico Madridit.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, pati sugjeruar që në fillim të muajit se Kroacia nuk duhej ta grumbullonte lojtarin e tij, por ai u grumbullua dhe luajti për 45 minuta.

“Jam mirë, jam gati për derbin”, u shpreh Modric për gazetarët, citon e përditshmja spanjolle “AS“.

Ndërkohë, edhe shoku i skuadrës i Modricit te kombëtarja dhe te Real Madrid, Mateo Kovacic, është rikthyer në Madrid.

Derbi do të luhet më 19 nëntor në “Vicente Calderon”.