Telegrafi

Modifikim i modelit BMW M4 Coupe (Foto)

Kompania amerikane për rregullimin e veturave, Velos Designwerks, është përkujdesur për modifikimin e modelit BMW M4 Coupe, duke filluar nga ngjyra Sakhir Orange, e cila e bën këtë model të duket i mrekullueshëm.

Ndër të tjera, kjo veturë përfshinë rrotat Velos S3 Forged Wheels me diametër prej 20-inç, gomat Michelin Pilot Super Sport 295/25/20 dhe 265/30/20, amortizatorët e modifikuar, elementet nga katalogu i M Performance Parts, në të cilin hyn spoileri i përparmë, pragjet, difuzer i pasmë, spoiler i prapmë etj.

BMW M4 Coupe gjithashtu përfshin maskën e përparme Gloss Black me etiketën “M4” me ngjyrë Sakhir Orange, sistemin e shkarkimit Eisenmann, frenat prej karboni dhe qeramikë, transmeton Koha.net.

Sa i përket motorit, ky model posedon motorin 3.0-litër, gjashtë cilindërsh i përforcuar për 66 kuaj fuqi shtesë.