Site icon Telegrafi

Modifikim i ‘BMW EVO i8’ (Foto)

Kompania japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, Energy Motor Sport, ka zgjeruar ofertën e saj duke ofruar paketën “EVO i8” për aerodinamikën e modelit BMW i8 në version Cyber Edition.

Kjo kompani për këtë model ka parashikuar eksterierin me ngjyrë kromi të argjendtë.

Paketa “EVO i8”, ndër të tjera, përfshin mbrojtësin e përparmë “agresiv” dhe mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, retrovizorët e rinj, set të ri të rrotave “BBS x Energy Motor Sport” me diametër prej 21-inç dhe me goma Pirelli P-Zero, transmeton Koha.net.

Sa i përket motorit, nuk është bërë e ditur se a do të ketë paketë për përforcimin e motorit benzinë tre cilindërsh me kapacitet prej 231 kuajfuqi. Kjo veturë ende posedon fuqinë standarde të kombinuar prej 362 kuajfuqi (motori benzinë i lartpërmendur plus motori elektrik).

Pritet që Energy Motor Sport, këtë model të BMW-së ta prezantoj muajin e ardhshëm në panairin e veturave të modifikuara në Tokio.

Exit mobile version