Site icon Telegrafi

Moderatori i emisionit ku u rrahën Krasniqi e Zeka, ndjen keqardhje

Ka reaguar moderatori i emisionit INFO KOMUNA në Klan Kosova, ku u rrahën deputetët Zeka e Krasniqi.

Kushtrim Reshitaj, i cili po udhëhiqte emisionin ku u rrahën deputetët Milaim Zeka e Frashër Krasniqi, ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Thotë se ndjen keqardhje për shikuesit që prisnin një debat ndryshe.

“NO COMMENT !!! Thjesht ndjej keqardhje për shikuesit, të cilët prisnin debatin e paralajmëruar për mungesën e seancave parlamentare, vazhdimësinë e tyre gjatë muajit tetor si dhe fushatën parazgjedhore”, ka thënë Reshitaj, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi gjatë debatit grushtoi deputetin e Nismës Milaim Zeka.

Exit mobile version