Modelja nga Ukraina, Dasha Astafieva, shprehu mbështetjen e saj për trupat ukrainase që po mbrojnë vendin kundër ushtarëve rus.
Ylli i “Playboy”, e cila numëron 500 mijë ndjekës në Instagram, ka bërë deklarata duke mbështetur ushtarët ukrainas dhe përpjekjet e tyre në front.
Duke thënë se ka qëndruar me familjen dhe qentë e saj në shtëpinë e tyre, ajo informoi për situatën e fundit në kryeqytet.
Astafieva ndau momentet e frikës dhe ankthit me ndjekësit në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ndërkohë që ka kërkuar ndihmë nga e gjithë bota.
“Nuk është e mundur të zgjedhësh fjalët e duhura dhe të flasësh. Sot ne të gjithë kërkojmë ndihmë nga njerëzit. Luftëtarë, mbrojtës! Ne besojmë dhe presim. Të gjithë së bashku do të kemi sukses. Faleminderit për vullnetin tuaj, guximin dhe forcën tuaj të jashtëzakonshme”, shtoi ajo.
Në një tjetër postim në Instagram, Astafieva tha se së bashku me familjen janë ende në kryeqytetin ukrainas dhe janë të vendosur të qëndrojnë atje.
Modelja shtoi: “Secili prej nesh duhet të mendojë për paqen në zemrat tona. Frika mbretëron në çdo shtëpi çdo sekondë. Unë dhe familja ime jemi në Kiev . “Ne qëndrojmë në shtëpi dhe përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë”. /Telegrafi/