Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman “përleshen” me shpata.
Në fakt, bëhet fjala për projekt filmik, ku në rolet kryesore do të luajnë modelja shqiptare, Abazi dhe aktori më mirë i njohur nga seriali “Lale Devri”, Çenari.
“Stars Wars: Zgjimi i Forcës” titullohet projekti i radhës së aktorit, Sayisman, i cili është edhe regjisor i këtij filmi, transmeton Telegrafi.
Kjo është pritur shumë mirë prej fansave të aktorëve, të cilat mezi po presin të shikojnë në ekranet e mëdha të kinemave.
Ndryshe, modelja është duke u marr edhe me emisione të tjera televizive në shtetin turk pas rikthimit nga Shqipëria, ku ishte prezantuese e festivalit të muzikës, “Kënga Magjike”. /Telegrafi/