Telegrafi

Modelja shqiptare merr urim nga presidenti amerikan (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka marrë një urim nga Shtëpia e Bardhë për lindjen e vajzës së saj.

Ajo e ka publikuar letrën në rrjetet sociale, duke u shprehur tejet e gëzuar për këtë urim nga presidenti amerikan për vajzën e saj, Ella Faria.

LEXONI PO ASHTU: Emina Çunmulaj bëhet nënë, ja si e pagëzoi vogëlushen (Foto)

Kujtojmë që modelja solli në jetë vajzën e saj para tre muajsh, me burrin e saj, miliarderin amerikan me prejardhje iraniano-izraelite, Sam Nazarian. /Telegrafi/