Don Xhoni është kthyer në një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar në media.
Përveç projekteve të shumta dhe angazhimeve me koncerte, edhe jeta e tij private është çdo herë në fokus.
E, një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundi, kur reperi nga Drenica ka nxit dyshimet për një fejesë të mundshme me modelen ruse, Ariana Lirey.
Modelja ruse asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë e madhe që e ka me reperin kosovar, në anën tjetër edhe Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka shprehur pëlqimin e tij për modelen.
Dyshimet për një hap më shumë se simpati mes tyre erdhën në bazë të disa postimeve që të dy kanë bërë në rrjetet sociale.
Modelja së fundi postoi një fotografi në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Mrs Isufi”, të njëjtën imazh më pas e ri-postoi edhe reperi në InstaStory.
Ndërsa, sot (e diel), Ariana postoi një tjetër imazh, në të cilën tregonte një unazë fejese, kjo ka mjaftuar që fansat e reperit të spekulojnë për një fejesë të mundshme mes tyre.
Kujtojmë që modelja e njohur kohë më parë bëri tatuazh në kraharorin e saj portretin e Don Xhonit, ndërsa publikisht ka shprehur dashurinë që ka për të por, se si qëndron e vërteta mbetet të shihet në vazhdim.
Ndërkohë, Don Xhoni ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor “Trust Me”. /Telegrafi/