Modelja që s’e shihte peshkaqenin: Pushuesit ia tërhiqnin vërejtjen, mendonte se po e përshëndesnin! (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Simone Gutsche ka qenë duke u zhytur në një plazh të Floridës së Shteteve të Bashkuara, kur prapa saj është afruar një peshkaqen.
Në atë moment, shumë pushues kanë nisur t’ia bëjnë me dorë, por modelja dhe aktorja gjermane ka menduar se ata vetëm po e përshëndesin, transmeton Telegrafi.
Me të kuptuar se çfarë po ndodhte prapa krahëve të saj, grabitqari i ujërave është larguar, pa e sulmuar.
“Askush nuk ishte në ujë dhe zbrazëtia më pëlqeu shumë. Isha duke dalë, kur një çift filloi të më përshëndeste, ua ktheva njëjtë se më erdhi mirë”, ka thënë Gutsche. “Më shumë njerëz nisën të ma bënin me dorë, por unë mendoja se vetëm po më nderojnë, se më njohin nga ekrani. Kur e kuptova çfarë po ndodhte, gjithçka ishte vonë. Për fat nuk përfundoi keq”.
Dikush nga pushuesit e ka bërë fotografinë e postuar më poshtë, të cilën kur e ka parë ajo është tmerruar me atë që ka mundur t’i ndodhte. /Telegrafi/