Prodhuesi gjerman BMW, ka nisur aplikimin e gjuhës së re dizajnuese dhe ndryshimet e para, i vërejmë te modeli Z4.
Makina sportive që është prezantuar në Tokyo Motor Show, ka linja dhe përfundime shumë më ndryshe se paraardhëset, të dala nga e njëjta linjë e prodhimit, transmeton Telegrafi.
Pos grillit unik, vetura me mundësi që t’i hapet tavani, thuhet se ka ndryshime edhe në sistemin e lëvizjes, duke ofruar manovrime dhe lehtësi shtesë.
Në të njëjtin panair, do të lansohen edhe modelet e reja 8 Series dhe X7. /Telegrafi/