Telegrafi

Modeli i ri i Lamborghini Huracan

Lamborghini ka publikuar ndryshimet për vitin 2016, të veturës Huracan LP 610-4.

Modeli Huracan LP 610-4 është prezantuar para më shumë se një viti e gjysmë dhe ndryshimet në të janë relativisht të vogla. Ato fokusohen në efikasitetin e veturës, komoditet brenda veturës dhe lehtësi në vozitje të saj, transmeton Koha.net.

Lamborghini ka bërë edhe ndryshime që i minimizojnë ndotjen e ambientit. Në motorin V10 është aktivizuar një sistem për çaktivizimin e përkohshëm të një pjese të cilindrave kur vetura nuk është duke u vozitur me të gjithë shpejtësinë, por në momentin që shpejtësia rritet, aktivizohen të gjithë cilindrat. Si pasojë e këtij ndryshimi, emetimi i dioksidit të karboni nga 290 gr/km ka shkuar në 283 gr/km.

Ata që do të marrin këtë veturë do të kenë në dispozicion edhe gjëra tjera shtesë, si sistem të special audio, më shumë mbajtës të gotave, drita LED brenda motorit dhe 12V fuqi për drita në rast nevoje.

Edhe pse me të gjitha këto ndryshime, çmimi i Huracan 2016 fillon nga 169,500 euro.