Mercedes-Benz më në fund ka prezantuar modelin e ri të serisë A-Class që është shfaqur së bashku me A45 AMG, të cilët do të kenë fuqi më të madhe.
Vetura e re do të ketë grillë më të modifikuar dhe drita LED, transmeton koha.net.
Motori i kësaj veture është 1.6-litra që pritet të ketë 260 kuaj fuqi.
Ende nuk është bërë e ditur nëse do të lansohet edhe modeli A45 AMG S me 400 kuaj fuqi, por shanset janë që ky model të prezantohet më vonë.
Deri atëherë, vetura e re e A-Class pritet të dalë në shitje më 3 korrik.