Site icon Telegrafi

Modelet shndërrohen në “zhytëse profesioniste” për një set fotografish artistike nën ujë

Një fotograf që shkrep imazhe artistike nën ujë, ka realizuar një fotosesion interesant të grupi të zhytëseve në brigjet e Havait.

Mitchell Brown, 26-vjeç nga Ohio i SHBA-ve, ka fotografuar partneren Reika Kondo dhe miqtë esaj derisa ata ishin nën ujë – duke bërë që përveç tyre të fotografohen edhe speciet e tjera nënujore, transmeton Telegrafi.

Ata fillimisht lundruan me anije deri në destinacion dhe më pas ia mësynë brigjet të Havait. Fotografitë e publikuara më poshtë i shkrepi me aparatin Sony A6300 dhe me një tjetër për raste emergjente Sony A7RI7.

Mitchell ka lënë SHBA-të në vitin 2017 për të vazhduar karrierën në Havai. Dikur ai kishte punuar për Genius dhe Apple. /Telegrafi/

Exit mobile version