Gratë ruse kanë prerë çantat e tyre Chanel për të protestuar kundër ndalimit të shtëpisë franceze të modës për t’u shitur produktet e tyre.
Modelja ruse Victoria Bonya ka filmuar veten duke mbajtur një çantë Chanel në njërën dorë dhe një palë gërshërë në tjetrën teksa qëndronte në ballkonin e një vile.
“Më duhet të them që Chanel nuk i respekton klientët e saj, ndaj pse duhet ta respektojmë ne?”, tha ajo, sipas një përkthimi të publikuar në Daily Telegraph.
Më pas ajo e preu çantën përgjysmë dhe e hodhi duke thënë “Mirupafshim, mirupafshim”.
Ndryshe, çmimet për çantat së dorës Chanel zakonisht fillojnë nga 3500 euro. /Telegrafi/