Telegrafi

Modelet e reja të BMW

BMW ka njoftuar se në panairin e automjeteve në Detroit do të prezantojë modelet e reja M2 dhe X4 M40i.

Dy modelet janë publikuar online në tetor të këtij viti dhe do të prezantohen zyrtarisht në panairin që do të fillojë më 11 janar të vitit 2016.

Modeli M2 i ri është cilësuar si pasardhës “shpirtëror” i E30 M3. Ka motorin 3.0-litra me gjashtë shpejtësi. Kapaciteti i tij është 365 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4.4 sekonda. Ky model do të dalë në shitje në pranverën e vitit të ardhshëm.

Modeli më i fuqishëm X4 do të prezantohet për herë të parë në Detroit, transmeton koha.net.

M40i do të ketë motor 3.0 me turbo të dyfishtë dhe me 6-cilindra. Kapaciteti i tij do të jetë 360 kuajfuqi dhe posedon tetë shpejtësi automatike.

Vetura do të dalë në shitje në muajin shkurt të vitit 2016.

BMW gjithashtu do të prezantojë edhe modelet X1, 7-Series, i8, i3 dhe 330e plug-in hibrid.