Audi sapo ka lansuar modelet më të reja të koncepteve A6 dhe A7, të cilat për herë të parë janë shfaqur në panairin e veturave që u mbajt sivjet në Paris.
Këto modele tani do të debutojnë në tregun amerikan dhe atje do të prezantohen nëpërmjet panairit që do të fillojë javën e ardhshme në Los Angeles.
Veturat do të prezantohen si modele të vitit 2016 dhe ndryshime do të kenë në fuqi dhe teknologji, transmeton koha.net. Ato gjithashtu do të kenë një stil më ndryshe të dizajnit, të cilat me vështirësi dallohen.
Sa i përket teknologjisë, veturat do të kenë disa opsione për vozitje elektronike. Këto sisteme do të përfshijnë kontrollin e veturës gjatë trafikut të ngjeshur.
Motori do të vazhdojë të mbetet i njëjtë me paraardhësit e tyre. A6 do të vazhdojë të ofrohet me motorët 2.0 l dhe 3.0 l. Modeli me 2.0 l do të prodhojë 252 KF, ndërsa ai me 3.0 l do të ofrojë 333 KF. /Telegrafi/