Telegrafi

Modelet Dodge, të frymëzuara nga “Star Wars”

Dodge ka prezantuar tri modele të reja për të cilat është frymëzuar nga filmi “Star Wars”.

Veturat që do të patrullojnë rrugët e Los Angelesit gjatë këtij vikendi janë: Charger SRT Hellcat dhe Challenger SRT Hellcat. Këto modele janë bardhezi dhe do të promovojnë filmin e ri “Star Wars: Force Awakens”.

Këto modele kanë motor 6.2-litra V8 që zhvillon 707 kuaj fuqi. Kjo ia mundëson që veturat të kenë shpejtësi 328 kilometra në orë.

Lider i kësaj tresheje të veturave është modeli i zi Viper ACR. Kjo veturë ka motor 8.4-litra me kapacitet 645 kuaj fuqi.