Site icon Telegrafi

Model interesant i sedanit M3 (Foto)

Është modifikuar edhe një tjetër BMW M3 Sedan (F80), siç mund ta shohim edhe nga fotografitë, tani ky model është me ngjyrë blu.

Kompania për rregullimin e veturave, Exotics Tuning, për këtë makinë ka parashikuar një set të rrotave PUR Wheels Textured Bronze me diametër prej 20-inç (20×9 të përparme dhe 20×11 të pasme), transmeton Koha.net.

Pastaj, amortizatorët janë të modifikuar, si dhe Aero Body Kit prej fibrave të karbonit që përfshin spoilerin e përparmë, pragjet dhe difuzerin e pasmë.

Momentalisht nuk informata në lidhje me përforcimin e mundshëm të motorit, i cili është 3.0 l, me gjashtë cilindra dhe me kapacitet prej 431 KF.

Exit mobile version