Telegrafi

Model i ri sportiv nga Alfa Romeo (Foto)

Kompania italiane, Alfa Romeo, ka vazhduar traditën e prodhimit të veturave sportive duke prezantuar modelin e ri 4C Spider në panairin e automjeteve në Detroit.

Vetura 4C Spider është konfirmuar se do të dalë në shitje këtë verë si model i vitit 2015 dhe me vete sjell dizajnin e saj të veçantë. Kompania është përkujdesur që vozitësit ta shijojnë veturën e re duke lënë të hapur kulmin e saj, transmeton Koha.net.

Tavani i veturës është lëvizës dhe nuk kërkon pjesë shtesë për të. Sa i përket motorit, Alfa Romeo ka vendosur atë të zakonshmin me katër cilindra 1.75 l që garanton 237 KF. Sipërfaqja e motorit është e përbërë nga alumini dhe është e dizajnuar që të ketë një zhurmë sa më sportive.

Është llogaritur se shpejtësinë deri në 100 KM/h e arrin për vetëm 4.1 sekonda, ndërsa ajo maksimale është 260 km/h. /Telegrafi/