Telegrafi

Bella Hadid ‘sulmohet’ nga Izraeli për shkak të pjesëmarrjes në protestën për përkrahje të palestinezëve

Bella Hadid

Shteti i Izraelit sulmoi të dielën supermodelen Bella Hadid pasi ajo doli rrugëve të Brooklyn për të mbështetur palestinezët – duke thënë se avokimi i saj në mes të konfliktit të përshkallëzuar do të thoshte thirrja për ‘eliminimin e shtetit hebre’.

“Kur njerëz të famshëm si Bella Hadid avokojnë për eleminimin e shtetit hebre”, shkroi Izraeli në një postim të ndarë në Twitter.

“Kjo nuk duhet të jetë një çështje izraelito-palestineze. Kjo duhet të jetë një çështje njerëzore. Turp të kesh”.

Foto: Twitter

Postimi përfshinte një pamje të Hadid gjatë protestës me një maskë në fytyrë dhe me një fustan tradicional.

Hadid, 24 vjeçe, babai i të cilit, Mohamed Hadid, është palestinez, u pa gjithashtu në video në rrjetet sociale të shtunën duke marshuar me mijëra njerëz në Bay Ridge mes një jave sulmesh midis Izraelit dhe Hamasit.

Lexo po ashtu Publikohet një video e Bella Hadid duke qarë për Palestinën pasi u kritikua për antisemitizëm

Motra e vogël e modeles, Gigi Hadid, ka shpërndarë gjithashtu postime emocionuese në Instagram në mbështetje të palestinezëve.

Foto: Instagram

“Jetët palestineze janë jetë që do të ndihmojnë në ndryshimin e botës”, shtoi ajo.

Në një postim tjetër, ajo tregoi se babai i saj dhe familja e tij ‘u larguan nga shtëpitë e tyre në Palestinë në 1948, duke u bërë refugjatë në Siri, pastaj në Liban e në Tunizi”.

“Unë e dua familjen time, e dua trashëgiminë time, e dua Palestinën. Unë do të qëndroj e fortë për të mbajtur shpresën e tyre për një jetë më të mirë. Një botë më të mirë për njerëzit tanë dhe njerëzit përreth tyre”, vazhdoi ajo. /Telegrafi/

Bella Hadid (Foto: Twitter)