Shteti i Izraelit sulmoi të dielën supermodelen Bella Hadid pasi ajo doli rrugëve të Brooklyn për të mbështetur palestinezët – duke thënë se avokimi i saj në mes të konfliktit të përshkallëzuar do të thoshte thirrja për ‘eliminimin e shtetit hebre’.
“Kur njerëz të famshëm si Bella Hadid avokojnë për eleminimin e shtetit hebre”, shkroi Izraeli në një postim të ndarë në Twitter.
“Kjo nuk duhet të jetë një çështje izraelito-palestineze. Kjo duhet të jetë një çështje njerëzore. Turp të kesh”.
Postimi përfshinte një pamje të Hadid gjatë protestës me një maskë në fytyrë dhe me një fustan tradicional.
Hadid, 24 vjeçe, babai i të cilit, Mohamed Hadid, është palestinez, u pa gjithashtu në video në rrjetet sociale të shtunën duke marshuar me mijëra njerëz në Bay Ridge mes një jave sulmesh midis Izraelit dhe Hamasit.
Motra e vogël e modeles, Gigi Hadid, ka shpërndarë gjithashtu postime emocionuese në Instagram në mbështetje të palestinezëve.
“Jetët palestineze janë jetë që do të ndihmojnë në ndryshimin e botës”, shtoi ajo.
Në një postim tjetër, ajo tregoi se babai i saj dhe familja e tij ‘u larguan nga shtëpitë e tyre në Palestinë në 1948, duke u bërë refugjatë në Siri, pastaj në Liban e në Tunizi”.
“Unë e dua familjen time, e dua trashëgiminë time, e dua Palestinën. Unë do të qëndroj e fortë për të mbajtur shpresën e tyre për një jetë më të mirë. Një botë më të mirë për njerëzit tanë dhe njerëzit përreth tyre”, vazhdoi ajo. /Telegrafi/